Saktësia fillon me matjen. Besimi me akreditimin.
Jemi laboratori i parë në Shqipëri i akredituar nga Agjencia e Akreditimit Turk, TURKAK, sipas standardit ISO/IEC 17025:2017, dhe certifikatat tona janë të njohura ndërkombëtarisht, duke ofruar garanci për saktësi, besueshmëri dhe gjurmueshmëri në çdo shërbim.

Kalibrim i peshoreve analitike-elektronike të klasave I, II, III, IV
Ne ofrojmë shërbim kalibrimi për të gjitha llojet e peshoreve analitike- elektronike me saktësi të lartë (klasa I dhe II), deri tek peshoret industriale dhe tregtare (klasa III dhe IV). Procesi kryhet sipas standardeve ndërkombëtare dhe me pajisje referuese të gjurmueshme, duke garantuar besueshmëri maksimale në matjet tuaja.

Kalibrim i gramarëve standardë klasa M1, M2, M3
Kryejmë kalibrimin e gramarëve standardë në klasa të ndryshme, të përdorur si masa reference për kontrollin e peshoreve dhe sistemeve të tjera matëse. Ky shërbim siguron që pajisjet tuaja të mbajnë stabilitet në kohë dhe të përmbushin kërkesat e auditimeve teknike.

Kalibrim në laborator dhe në ambientin e klientit
- Ofrojmë fleksibilitet të plotë në ofrimin e shërbimit, në laboratorin tonë të akredituar, me kushte të kontrolluara për saktësi maksimale.
- Në ambientin tuaj, duke minimizuar kohën e ndërprerjes së punës dhe duke ofruar komoditet të plotë.

Dokumentacion teknik dhe certifikim profesional
Pas çdo kalibrimi, lëshohet një certifikatë zyrtare e vlefshme dhe e gjurmueshme sipas standardeve ndërkombëtare. Ky dokumentacion mund t`ju shërbejë për raportime të ndryshme në auditime dhe për sigurimin e cilësisë në proceset tuaja prodhuese apo tregtare.

Trajnim personeli sipas standardit ISO/IEC 17025
Organizojmë trajnime të dedikuara për personelin tuaj mbi kërkesat e standardit ISO/IEC 17025. Këto trajnime ndihmojnë në rritjen e kompetencës teknike të stafit, në mirëmbajtjen e sistemeve të cilësisë dhe në përmbushjen e kërkesave të certifikimit ndërkombëtar që mund ti nevojiten klientëve tanë.
I akredituar nga TURKAK
Saktësia nuk është luks. Është domosdoshmëri
Akreditim zyrtar nga TURKAK
Laborator i akredituar nga organi ndërkombëtar TURKAK, duke garantuar se çdo shërbim kalibrimi që ofrojmë përputhet me standardet më të larta të cilësisë dhe saktësisë, të njohura ndërkombëtarisht.
Gjurmueshmëri ndërkombëtare për çdo pikë matjeje
Çdo rezultat i kalibrimit mbështetet nga gjurmueshmëri e plotë në standardet ndërkombëtare, duke ofruar besueshmëri maksimale për klientët tanë, kudo ku ata operojnë.
Pajisje referuese të precizionit të lartë
Laboratori ynë është i pajisur me instrumente të avancuara dhe teknologji moderne, që sigurojnë precizion të lartë dhe përsëritshmëri në matje. Kjo na lejon të ofrojmë kalibrime të precizionit të lartë edhe për pajisjet më kërkuese
Ekspertizë teknike dhe trajnime
Ekipi ynë përbëhet nga specialistë të kualifikuar me përvojë shumëvjeçare. Ata marrin pjesë në programe të vazhdueshme trajnimi dhe zhvillimi profesional, dhe për përditësimin e tyre me standardet e larta
Zgjidhni Profesionalizëm. Zgjidhni TDI Metrology

E2, 1g-10kg Set gramarësh
Dendësia = 7.94±0.02 g/cm3
Saktësia = OIML R 111-1
Përmbajtja: 1×1 g, 2×2 g, 1×5 g, 1×10 g, 2×20 g, 1×50 g, 1×100 g, 2×200 g, 1×500 g, 1×1 kg, 2×2 kg, 1×5 kg, 1×10 kg
Materiali: Çelik Inoks
Dimensionet: OIML R 111-1

F1, 1g- 10kg Set gramarësh
Dendësia = 7.94±0.02 g/cm3
Saktësia = OIML R 111-1
Përmbajtja: 1×1 g, 2×2 g, 1×5 g, 1×10 g, 2×20 g, 1×50 g, 1×100 g, 2×200 g, 1×500 g, 1×1 kg, 2×2 kg, 1×5 kg, 1×10 kg
Materiali: Çelik Inoks
Dimensionet: OIML R 111-1

F2, 1g- 10kg Set gramarësh
Dendësia = 7.94±0.02 g/cm3
Saktësia = OIML R 111-1
Përmbajtja: 1×1 g, 2×2 g, 1×5 g, 1×10 g, 2×20 g, 1×50 g, 1×100 g, 2×200 g, 1×500 g, 1×1 kg, 2×2 kg, 1×5 kg, 1×10 kg
Materiali: Çelik Inoks
Dimensionet: OIML R 111-1
